Dëshmitarja e shtatë e mbrojtur me kodin W04676 e ka përfunduar dëshminë e saj në gjykimin që po zhvillohet ndaj Salih Mustafës në Hagë.
Gjatë seancës të së enjtes, të njëjtës i ka parashtruar pyetje trupi gjykues në seancë të mbyllur.
Kjo dëshmitare, dëshminë e saj e ka filluar më 17 nëntor, ku u është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, mbrojtëses së viktimave dhe avokatit mbrojtës.
Salih Mustafa gjykimin e sotëm po e ndjek nëpërmjet video-lidhjes. /Gazeta Enigma.