Dështimi i referendumit në veri, Kajtazi: Jemi në fund të pusit – Kurti po vallëzon me muzikën e Vuçiqit

Dështimi i referendumit në veri, Kajtazi: Jemi në fund të pusit – Kurti po vallëzon me muzikën e Vuçiqit

Në komentim të dështimit të referendumit në veri, gazetari Vehbi Kajtazi thotë se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më keq politikisht se tash në atë pjesë të vendit.

Sipas tij, “Kurti prej kohësh po vallëzon me muzikën e Vuçiqit”, duke shtuar se me këtë proces të votimit është abuzuar me kushtetutën dhe ligjin.

“Jemi në fund të pusit. Politikisht më keq në veri nuk kemi qenë asnjëherë. E para, ne e kemi bë shtetin paqavër. Me këtë proces të votimit është abuzu me kushtetutën dhe ligjin. Sepse procesi i votimit ka qenë antikushtetues pa kurrëfarë baze ligjore. Nuk mundet me një udhëzim administrativ të një ministrie mu organizu një organ i pavarur kushtetues që është KQZ-ja.

Meqë e ke pru shtetin në organet kushtetuese në këtë gjendje atëherë luajnë edhe tjerët me neve. Kurti prej kohësh vallëzon me muzikën e Vuçiqit. Me apo pa dijeninë e tij ai po vallëzon sipas muzikës së Vuçiqit dhe rrjedhimisht ne po e konifmrojmë për çdo ditë edhe me veprime të tilla siç është votimi se kontrollin në veri, ne mund ta kemi në anë të policisë, por kurrë në mënyrë demokratike me anë të instiucioneve. Dhe kjo do të jetë kështu derisa të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Është rasti i dytë që dhanë mesazh se serbët mund të jetojnë pa institucionet e Kosovës. Mund të jetojnë pa kryetar komune, pa drejtor pa asnjë shërbim që ofrojnë komunat. E dyta duhet me kuptu, përtej thirrjes së Beogradit, si një protestë politike demokratike që po e bëjnë serbët”, tha Kajtazi në Rubikon.

Tutje ai theksoi se abstenimi i qytetarëve për të dalë në votim “na ka pru në një pozicion që nuk kemi ushtrim funksional të sovranitetit në veri”.

“Sovraniteti policor dhe ai demokratik nëpërmjet institucioeve janë të ndryshme. Fajësimi, fitorja, humbja, kjo është krejtësisht politike që po luan Serbia me neve dhe ne po përpiqemi me ia kthy. Deri qetash ne jemi në pozicion të përpjekjeve me ia kthy Beogradit qoftë edhe deklarativisht asaj politike që ëstë duke e ushtru në territorin tone. Nuk është hera e pare që është bë thirrje me i bojkotu zgjedhjet. VV ka bë thirrje me i bojkotu një kohë. Ka pasë fushatë. Dhe tash është një subjekt tjeter politik Lista Serbe”.

Related Articles