Interi po avancon pas pjesës së parë në derbin ndaj Milanit

Interi po avancon pas pjesës së parë në derbin ndaj Milanit

Inter po avancon me rezultat minimal 1-0 ndaj Milanit pas pjesës së parë, në atë që njihet ndryshe si Derby della Madonnina.

Golin e epërsisë për ‘Nerazzurrët’ e shënoi në minutën e 19-të Francesco Acerbi, i cili pas ekzekutimit të rivënies këndore shënoi me kokë në cepin e djathtë të Mike Maignan.

Milani nuk tregoi shumë në këtë pjesë të parë, përveç një rasti të Rafael Leaos në minutën e 29-të por gjuajtja e tij ishte shumë e lehtë për t’u ndalur nga Yann Sommer.

Interi pati edhe një mundësi të mirë shënimi në minutën e 38-të, por goditja e Marcus Thuram u ndal nga shtylla.

‘Nerazzurrët’ nuk u ndalën së tentuari për të gjetur golin e dytë, dhe iu afruan atij përsëri në minutën e 40-të kësaj radhe me Henrikh Mkhitaryan, por Maignan reagoi siç duhet për t’ia mohuar golin.

Pjesa e dytë garanton më shumë lojë të hapur dhe sulmuese nga të dyja skuadrat, sidomos duke marrë parasysh se në rast fitoreje Interi siguron matematikisht titullin kampion.

Duke pasur në mendje këtë, Milani do të bëjë të pamundurën që ta shtyjë së paku edhe pak kohë festën e ‘Nerazzurrëve’.

Related Articles