Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian.
Kryesuesja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, dje i ka njoftuar për ardhjen e tij për sot, por që i njëjti nuk ka shkuar për të raportuar.
“Zëvendëskryeministri na ka njoftuar dje se do të marr pjesë në këtë takim dhe ka qenë datë e kërkuar nga ai. Ndërsa sot e pamë që kjo mbledhje ishte e qëllimshme ku nuk ishin deputetët e pozitës”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi potencoi se qëllimi i këtij takimi ishte që Bislimi të informojë për sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës.