Dështon mbledhja e Komisionit për anëtar të KPM-së, s’ka kuorum

Dështon mbledhja e Komisionit për anëtar të KPM-së, s’ka kuorum

Para pak minutave ka dështuar mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së si pasojë e mungesës së kourumit.

Anëtaret e Komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës dolën nga mbledhja ende pa nisur ajo, pasi mungonin anëtarët nga partitë tjera.

Në këtë mbledhje ishte e paraparë shqyrtimi i listës së kandidatëve.

Kryetari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami tha se do të tentojnë që gjatë ditës të mbajnë mbledhjen.

Related Articles