Laura Fazliu është eliminuar në betejën e parë nga Kampionati Europian i xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xudistja kosovare u mposht qysh në betejën e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu u eliminua me IPPON nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer.
Kjo ishte befasia e parë e madhe e ditës së sotme, ndërsa pritej që Laura Fazliu të përfundonte minimalisht në podium.
Në garë sot janë ende Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë.
