Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tregoi se mbledhja e Kryesisë nuk ka arritur të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Gazeta Enigma.
“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë Grupet Parlamentare me të vëmendshme nuk kund të ketë funksionalizim meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme”.
Ai tha se në fund të javës mund të thirret mbledhja tjetër.
“Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel, pastaj për njërin prej nënkryetarëve të Listës Serbe për disa arsye nuk mund të merr pjesë në seancë, nuk e dimë tash për tash por së shpejti”.