Detaje, Fernandes godet sigurimin që tentoi t’i rikthente në fushë pas festës së golit

Detaje, Fernandes godet sigurimin që tentoi t’i rikthente në fushë pas festës së golit

Bruno Fernandes u duk se goditi një sigurim të fushës gjatë festimit të golit të Manchester United kundër Chelseat të dielën, kur rezultati sapo ishte ndryshuar në semafor në favor të skuadrës së United, shkruan Gazeta Enigma.

Jadon Sancho e vendosi skuadrën e tij në epërsi pasi shfrytëzoi gabimin e Jorginhos, me yllin që festoi para tifozëve mysafirë të Djajve të Kuq.

Ai udhëhoqi festimet me pjesën tjetër të skuadrës së tij që iu bashkuan, duke përfshirë kapitenin e ndeshjes Fernandes, i cili pati një shkëmbim të nxehtë me një sigurim.

Sigurimi tepër i zellshëm u përpoq të lëvizte lojtarët e Man Unitedit, gjë që nuk u prit mirë nga mesfushori portugez.

Ai e shfryu zemërimin e tij duke e shtyrë sigurimin dhe Alex Telles vuri re këtë konfrontim, duke e tërhequr bashkëlojtarin.

Përplasja mes sigurimit dhe Fernandes nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale.

Një fans tha: “Bruno duke u kapur me sigurimin”.

Pamje nga momenti i festimit të golit nga lojtarët e Man United

Një i dyti komentoi: “Bruno ishte gati të godiste me kokë atë sigurim, pasi i largoi ata nga festimi. Më pëlqen zemërimi i tij”.

Një i tretë shtoi: “Në këta sekonda në këtë video, çfarë dreqin po përpiqet të arrijë personi i sigurisë? Lëreni MU të festojë, pastaj ata do të kthehen në fushë dhe do të rifillojnë lojën”.

Manchester United mori një pikë në fund, pasi Chelsea i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Jorginhos që realizoi nga penalltia.

Related Articles