Detaje nga rasti tragjik në Gjakovë

Detaje nga rasti tragjik në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Gjakovë.

Një i ri dyshohet se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një fabrikë të tullave atje.

Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Gjakovë fillimisht, ku më pas u transferua në QKUK.

Ai vdiq në orët e para të së dielës.

Policia ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë.

“Mbrëmë është intervistuar një dëshmitar lidhur me rastin në fjalë. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk është arrestuar asnjë person. Hetuesit, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore të nevojshme”, deklaroi zëdhënësja rajonale e policisë Vlera Krasniqi.

Related Articles