Një person është vrarë e dy të tjerë janë plagosur të dielen në Vushtrri.
Policia ka arritur të i arrestojë dy persona, si të dyshuar lidhur me rastin.
E gjithashtu është konfiskuar një armë.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në QKUK, teksa njëri nga ta është në gjendje të rëndë.
Klan Kosova mëson jozyrtarisht se deri tek ngjarja erdhi pasi i dyshuari fillimisht është rrahur është rrahur nga viktimat e shoqëruesit e tij, teksa më pas me kallashnikov ka gjuajtur në drejtim të veturës së viktimës.