ashmë janë zbuluar detaje të reja për ngjarjen e ndodhur pranë zyrave të televizionit shqiptar Top Channel, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri duke vrarë rojën e sigurimit.
Në vendngjarje u gjetën rreth 25 gëzhoja kallashnikov dhe dy armë zjarri kallashnikov.
Nga raportimet, thuhet se në autostradën e Kavajës tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një veturë e djegur e tipit “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve të këtij rasti.
Ndërkaq, të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 01:00 gjatë transmetimit live të reality show-t “Big Brother VIP Albania”.
Targat e veturës kanë rezultuar të vjedhura, ndërkaq policia është në vendngjarje dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).”, njoftoi policia.
Nuk dihet ende se cili mund të jetë motivi i këtij sulmi të rëndë në televizionin Top Channel.