Detajet nga transferimi i Ermal Krasniqit, mësohet sa do të përfitojë Ballkani

Detajet nga transferimi i Ermal Krasniqit, mësohet sa do të përfitojë Ballkani

Skuadra rumune, Cluj ka zyrtarizuar pak orë më parë transferimin e sulmuesit të Ballkanit, Ermal Krasniqi.

Përmes një komunikate zyrtare, Cluj bëri të ditur se ka kompletuar transferimin e anësorit kosovar.

Por, sa ka kushtuar kalimi i mesfushorit ofanziv te Cluj?

Sipas raportimeve nga Telegrafi, Cluj dhe Ballkani kanë arritur marrëveshje për transferimin e Krasniqit për një shumë prej 200 mijë eurove, por Ballkani mund të përfitojë edhe shumë më tepër.

100 mijë euro shtesë do të marrë Ballkani në rast se edicioni e ardhshëm Cluj kualifikohet në Ligën e Kampionëve ose në atë të Evropës si dhe do të përfitojnë nga shitja e ardhshme e futbollistit.

Ballkani do të ketë edhe 15 % të ardhura nga shitja në të ardhmen e 24 vjeçarit.

Krasniqi te Ballkani bëri 105 paraqitje, duke shënuar 39 gola dhe ka bërë edhe 17 paraqitje, derisa në vitin 2022 mori edhe ftesën e parë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Related Articles