Presidenca replikon në komente me Ridvan Berishën: Shpifjet e tilla i marrim shumë seriozisht, shihemi në gjyq

Presidenca replikon në komente me Ridvan Berishën: Shpifjet e tilla i marrim shumë seriozisht, shihemi në gjyq

Presidenca e Kosovës përmes një postimi në Facebook të hënën e nëntë janarit kanë reraguar pas deklaratave të gazetarit Ridvan Berishës, raporton Gazeta Enigma.

Presidenca e Kosovës dhe Ridvan Berisha edhe sot kanë vazhduar me replika në Facebook, pasi presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi padi për shpifje ndaj gazetarit.

Pasi Berisha në një debat televiziv tha se Osmani “ka qenë e implikuar në rastin e Dejan Pantiqit”, ish-policit serb që u arrestua për sulm terorrist ndaj institucioneve, dhe u lirua në arrest shtëpiak më pas.

Kjo deklaratë, Presidenca përmes një reagimi në Facebook tha se “është gënjeshtër, sajim dhe shpifje e paprecedentë”.

“Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës”, u tha në reagimin e Presidencës.

Gazetari Berisha komentoi poshtë reagimit, duke thënë “mirëupafshim në gjyq”.

“Presidente Vjosa Osmani, mos u nervozo, qetesohu, nuk ben me vepru tinez kryeministrit Albin Kurti! Me pas genjy une, se kishe marre kaq seriozisht, sakt e din qe keshtu ke vepru, kallxoj te tjera here Albinit, se t’ka sjelle n’pushtet! Ndale urrejtjen!Mirupafshim ne gjyq!”, komentoi Berisha.

Presidenca, siç nuk ka ndodhur më parë, i replikoi gazetarit.

“Shpifjet e nivelit të tillë ne i marrim shumë seriozisht. Përballja me ligjin është përgjigja finale”, komentoi Presidenca.

Berisha komentoi përsëri.

“Presidenca e Republikës së Kosovës ne demokraci jemi, ku pushtetet jane te ndara e nderurar Vjosa Osmani, operoje me informacione mbi rastin. Ligjin nuk mund ta konsumoni per frikesim, e dini mire qe fare nuk perluem perpara jush megjithe pushtetin qe e keni. Qetesohuni znj presidente ju e Bekim Kupina, keshilltari grindavec i juaji. Finalen natyrisht se mezi pres ta kemi ne gjyq!”, shkroi gazetari.

Related Articles