Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, është shprehur pas ndeshjes se Malisheva nuk fitoi me meritë, por me gabime të skuadrës “kuqezi”.
Ai tha se Drenica në këtë ndeshje pati shumë mungesa.
“Me mungesën e lojtarëve kryesorë ka rënë edhe forca e ekipit. Ndeshjen e filluam mirë, kaluam në epërsi dhe pranuam gola. Nuk ishte meritë e kundërshtarit, por golat që i pranuam erdhën falë gabimeve tona. Dhe ndeshja më pas mbaroi si mbaroi”, është shprehur Devolli.
Drenica u mposht në shtëpi nga Malisheva 2:1. Humbja ia zbeh gjasat për mbijetesë.