45 palestinezë janë raportuar të vrarë pas sulmit izraelit në shkollën Unrwa në Gazën qendrore, me autoritete palestineze që thonë se nga viktimat janë 14 fëmijë dhe nëntë gra.
Sulmi u krye gjatë natës në shkollën Unrwa të OKB-së në kampin e refugjatëve Nuseirat në afërsi të Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës.
Pamjet nga vendi tregojnë një numër të madh trupash të vendosur për varrim jashtë një spitali në Deir al Balah.
Drejtoresha e komunikimit e Unrwa, Juliette Touma i tha Reuters të enjten se numri i të vrarëve në ofensivën izraelite në shkollën Nuseirat është midis 35 dhe 45, por ende nuk mund ta konfirmojë numrin në këtë fazë, shtoi ajo.
Ushtria izraelite pretendoi se Hamasi po e përdorte vendin si një kompleks ushtarak. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkoloneli Peter Lerner tha se shumë nga luftëtarët ishin vrarë dhe tha se ai nuk ishte në dijeni të viktimave civile nga sulmi.
Drejtori i zyrës së mediave qeveritare të Gazës, Ismail Al-Thawabta dhe një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë së Gazës i thanë Reuters të enjten se 40 njerëz u vranë dhe 73 u plagosën në sulmin izraelit në shkollën Nuseirat në Rripin e Gazës.
Dy zyrtarët shtuan se 14 fëmijë dhe 9 gra u vranë në sulm. /Gazeta Enigma