Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur për rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Nagavci ka thënë se në këtë çështje nuk duhet të ketë ndasi politike dhe as përpjekje për të marrë merita.
“Në rastin e dënimit të krerëve të UÇK-së, këtu nuk duhet të kemi asnjë ndasi dhe asnjë tentim për të marrë merita. Dua të besoj se kjo tendencë e PDK-së për të vendosur kushtëzime të tilla, të mos jetë diçka që përdoret për qëllime partiake”, tha Nagavci.
