Lidhjen e nisin me dashuri. Por, jo të gjitha çifteve të martuara u vazhdon jeta me këtë ndjenjë.
Bile rezulton se bashkëshortët rrahën më së shumti me njëri-tjetrin. Janë mbi 950 raste të raportuara vetëm këtë vit të dhunës në familje, në raportin mes burrit e gruas.
E në më shumë se 2 mijë viktima të dhunës, nuk mungon gati asnjë anëtarë familje në statistika.
Por ajo që është më e shpeshtë, e që merr më tepër vëmendje është dhuna ndaj grave e vajzave, raportimin e të cilave në polici pranojnë se e ka motivuar edhe aktivizmi kundër kësaj dukurie.
Ndonëse rastet e raportuara janë në rritje, sipas aktivistes Luljeta Demolli, ende nuk është në fazën e kënaqshme./Gazeta Enigma/