Gjilani dhe Ballkani nuk kanë arritur ta përfundojnë ndeshjen deri në sekondën e fundit pasi që ndeshja u ndërpre nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza, dhe më pastaj u suspendua ky ballafaqim, raporton Gazeta Enigma.
E gjithë kjo si pasoj e dhunës nga disa individë të cilët e futën në fushë dhe e shqelmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.
Një nga problemet më të mëdha në qytetin e Gjilanit është edhe stadiumi pasi që nuk i ofron as kushtet elementare për të zhvilluar një ndeshje kampionale dhe se nuk ka rrethoja, ku tifozët mund të futën në fushë pa asnjë problem.
Mbrëmë në emisionet sportive janë atakuar Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ish-kryetari, Lutfi Haziri dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për gjendjen e stadiumit.
Stadiumi i Qytetit të Gjilanit, të cilin e shfrytëzojnë dy ekipet e futbollit SC Gjilani dhe FC Drita, ishte paraparë të përfundonte në vitin 2023.
Javë më parë Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka folur për Gazetën Enigma ku ka konfirmuar ngecjet e punimeve në stadium e që janë detyruar të gjejnë zgjidhje për lojëra në stadiumin ndihmës.
Pasi që emri i tij u lakua në emisionet sportive, ka reaguar përsëri kryetari Alban Hyseni, duke thënë se nuk mungon as angazhimi dhe as energjia për ta përfunduar sa më parë këtë projekt për qytetin.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë (paredaktuar) të Alban Hyseni
Sa per informacion:
1. Per stadiumin e qyteti kemi bere nje analize te thelle (mes tjerash, tejkalimet ne kontraten paraprake jane enorme, psh per pune dheu jane kontraktuar 120mije euro, nderaa jane paguar mbi 900mije ka edhe tjera te ngjashme). Kemi kerkuar nje interpretim ne KRPP lidhur me veprimet e metutjeshme per kete kontrate.
Tash se fundmi jane kryer edhe punimet ne qasjen ne energji elektrike tek stadiumi (pune e paplanifikuar me heret).
2. Nuk ka projekt final/detal per stadiumin e qyteti te Gjilanit. Ai qe eshte bere fillimisht, eshte ndryshuar ne teren!
3. Stadiumin ndihmes, fushen me bari sintetik ne si komune e kemi pergaditur per me 2 jave, ndersa kerkesa e klubeve me heret nuk ishte realizuar per 2 vite.
3. Gjilani ka filluar punimet per stadiumin e tyre ndihmes, ndersa kane pasur probleme me zhvendosjen e tensionit te larte. Kete kerkese, pas komunikimit tone me KEDS, tash kane filluar te realizohen punimet.
4. Kete vit, per dallim nga vitet tjera, per sportin kemi ndare +40mije euro shtese per subvencionim te sportit, qe eshte votuar unanimisht ne Kuvendin Komunal.
Une vet kam qene sportist dhe e di se cka do te thot perkrahja per sportistet. Jam shume i afert me tifozet. Vazhdimisht i mbaj te informuar edhe klubet per veprimet tona.
Eshte pergjegjesi e institucioneve komunale dhe ministrise qe te sigurojme infrastrukture te dinjitetshme per klubet tona. Mirepo, ju lutem shume, te keni parasysh qe stadiumi, projekt tashme 5 vite i zvarritur nuk mund te perfundohet e punohet per 3 muaj.
Mbetet ende te shohim se sa jemi te angazhuar ne kete drejtim. Te jeni tw bindur qe nuk mundon as angazhimi e as energjia per te perfunduar kete projekt jetik per qytetin, klubet dhe sportdashesit.
/GAZETA ENIGMA/