Dhuna në ndeshjen mes KH Vushtrria dhe KH Trepça, dy të dyshuar përfundojnë në Polici

Dhuna në ndeshjen mes KH Vushtrria dhe KH Trepça, dy të dyshuar përfundojnë në Polici

Fundjava e kaluar u mbyll me dhunë në hendbollin kosovar. Ndeshja mes klubeve, të Vushtrrisë dhe Trepçës u ndërpre si pasojë e një përleshje në të cilën u përfshinë lojtarët vendas. Tre hendbollistë të Vushtrrisë, që dyshohen se sulmuan lojtarët mysafirë janë dënuar, duke u përjashtuar përherë me vendim të Federatës.

Në anën tjetër, ky rast po  hetohet edhe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me ç’rast vepra ndaj të dyshuarve është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Sot, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë intervistuar dy persona, në cilësinë e të dyshuarve, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Sinjali mëson se përveç tyre, edhe viktimat e rastit kanë dëshmuar për incidentin që çoi në përjashtimin e tre lojtarëve.

Tre lojtarët e dyshuar janë Halim Miftari, Asllan Gërguri dhe Haki Vllahija, që janë përjashtuar përjetësisht nga hendbolli kosovar.

Kurse, KH Vushtrria u dënua me 800 euro gjobë (300 euro për hedhje të mjeteve piroteknike, si dhe 500 euro për përleshjen e ndodhur), -3 pikë në renditjen tabelore dhe pesë ndeshje pa prezencë të publikut në palestër, ndërsa ndeshja e ndërprerë u regjistrua me rezultat zyrtarë 0:10 në favor të KH Trepçës.

Ndryshe, këto janë dënimet më të rënda të shqiptuara ndonjëherë në sportin kosovar.

Related Articles