Dhunë në futbollin francez, tifozët bëjnë që ndeshja të zhvillohet me një orë vonesë

Dhunë në futbollin francez, tifozët bëjnë që ndeshja të zhvillohet me një orë vonesë

Skenaret e dhunës dhe kaosit nuk kanë të ndalur në futbollin e Francës.

Tifozët janë bërë sërish protagonistë, këtë herë ata të St Ettiene të cilët me sjelljen e tyre kanë bërë që sfida ndaj Angers në program për javën e 11-të të Ligës 1 të niste me një orë vonesë.

Në shenjë proteste ndaj futbollistëve, drejtuesve të klubit dhe trajnerit Claude Puel për situatën e vështirë në të cilën ndodhet skuadra më e titulluar në Francë, me asnjë fitore dhe vendin e fundit në renditje pas dhjetë javësh, tifozët e St Ettiene kanë hedhur tymuese të shumta dhe fishekzjarre në fushë, sende që janë hedhur nga tribuna e tifozëve ultras kanë bërë që sfida të fillojë me një orë vonesë, duke krijuar një situatë kaosi në fushë pasi tymueset dogjën edhe rrjetën e njërës portë./Gazeta “Enigma“/

Related Articles