Dy basketbollistët e Lakers përleshen gjatë ndeshjes me Phoenix Suns

Dy basketbollistët e Lakers përleshen gjatë ndeshjes me Phoenix Suns

Los Angeles Lakers janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, ku kanë humbur dy ndeshjet e para në NBA.

Skuadra nga Kalifornia llogaritet si ndër favoritët kryesorë për titull, por në ndeshjet e para nuk kanë treguar formë të mirë.

E rezultatet e dobëta kanë bërë që nervozizmi tek basketbollistët e Lakers të jetë në maksimum dhe kjo u vërejt edhe në ndeshjen ndaj Phoenix Suns.

Në pjesën e parë të ndeshjes gjatë një ‘Time Out’-i, dy basketbollistët e Lakers, Anthony Davis dhe Dwight Howard u përleshën mes vete.

Davis u afrua tek Howard që ishte i ulur në stol dhe e kapi për fanelle, por u desh të intervenojnë pjesa tjetër e ekipit për t’i ndarë ata.

Gjithsesi nuk ka qenë diçka serioze, pasi pas ndeshjes të dy basketbollistët janë sqaruar.

“Ne jemi mirë. Ne u sqaruam për atë. Davis është vëllai im”, tha Howard.

“Ne e lamë atë ndodhi në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë”, deklaroi shkurtimisht Davis.

Edhe trajneri Frank Vogel deklaroi se kjo gjë është normale dhe do të ndodhë disa herë gjatë ndeshjeve.

“Kjo do të ndodhë herë pas here. Ata djem e duan njëri tjetrin dhe gjithçka që bëhet është për të mirën e ekipit”, tha Vogel. /Gazeta Enigma“/

Related Articles