Policia e Kosovës ka njoftuar se është dhunuar një femër shtetase e Serbisë, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur në Viti dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Viktima femër shtetase e Serbisë ka njoftuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.