Dhunohet një vajzë në Prishtinë, i dyshuari gjendet në arrati

Një femër shtetase e Shqipërisë ka njoftuar Policinë se është dhunuar nga ish i dashuri i saj.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Ndër të tjera, nga njoftimi bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari  ish i dashuri i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles