Sot tërhiqet shorti i Champions League

Sot tërhiqet shorti i Champions League

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të UEFA Champions League 2021/22 do të fillojë në mesditën e së premtes më 18 mars në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.

Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Villarreal janë ekipet çerekfinaliste të këtij edicioni në garën më prestigjioze evropiane.

Shorti do të vendosë për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, si dhe do të hidhet shorti për të përcaktuar ekipin ‘vendas’ për finalen, për arsye procedurale.

Çerekfinalet

Ndeshjet e para: 5/6 prill
Ndeshjet e dyta: 12/13 prill

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para: 26/27 Prill
Ndeshjet e dyta: 3/4 maj

E shtuna finale
28 maj (Stade de France, Paris)

Related Articles