Di Maio: Vetëm perspektiva evropiane ndal ridizajnimin e kufijve

Di Maio: Vetëm perspektiva evropiane ndal ridizajnimin e kufijve

Kryediplomati italian, Luigi Di Maio, ka thënë se nuk e mbështesin aspak idenë e ridizajnimit të kufijve në Ballkan duke thënë se e kanë parë me shqetësimin ringjalljen e presioneve nacionaliste.

Di Maio, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të tij, ka deklaruar se vetëm perspektiva konkrete evropiane ndal ridizajnimin e mundshëm të kufijve në Ballkan ide të cilën e ka cilësuar “avanturizëm politik”.

“Kemi parë me shqetësim ringjalljen e presioneve nacionaliste dhe thirrjeve okulte që synojnë ridizajnimin e kufijve në rajon dhe vënien në dyshim të integritetit territorial të disa vendeve. Ne hedhim poshtë këto provokime me vendosmëri absolute, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm një perspektivë konkrete evropiane është në gjendje të shfuqizojë rifillimin e nacionalizmit ashtu edhe një avanturizëm të caktuar politik që do të donte të kthente Ballkanin 30 vjet pas. Sfida ndaj të cilës është e thirrur të përgjigjet BE-ja është rikthimi i besueshmërisë”.

Related Articles