Vuçic për marrëveshjen me Kosovën: Nuk do të nënshkruaj pranimin, por situata nuk është ideale

Vuçic për marrëveshjen me Kosovën: Nuk do të nënshkruaj pranimin, por situata nuk është ideale

Vucic: “Fitore konsiderohet paqja, stabiliteti, siguria dhe ruajtja e interesave tona nacionale dhe shtetërore”.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fjalimin e tij në Parlamentin e Serbisë, në seancën e mbajtur sot, ku temë qëndrore ka qenë Kosova, transmeton Gazeta “Enigma”.

“Serbia kurrë nuk do të lodhet me Kosovën dhe Metohinë dhe popullin serb i cili jeton në krahinën tonë jugore”, deklaroi Vuçic, duke iu përgjigjur deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, i cili paraprakisht kishte thënë se “Serbia është e lodhur nga Kosova”, shkruan agjencia e lajmeve ‘Tanjug’, transmeton Gazeta “Enigma”.

”Nuk jam dezertor, nuk do të ikë e as të nënshkruaj pranimin. Atë do ta bëjë dikush pas meje, mirëpo popullin nuk mund ta mashtrojmë, t’i flasim se si situata është ideale”, tha Vuçic me pas, në seancën e sotme.

Ai ka ftuar deputetët dhe popullin serb në mirëkuptim të situatës reale për Kosovën, duke potencuar se “vetëm në atë mënyrë mund të maten kundërshtarët dhe kërkesat e tyre, si dhe energjia e forca jonë, të cilat do të na udhëheqin deri në fitore”, ka shtuar Vucic, shkruan “Tanjug”, duke iu referuar decidivisht deklaratës së presidentit Vucic,/Gazeta Enigma.

Related Articles