Kandidatja për asamble komunale nga rradhët e LDK-së për komunën e Gjilanit, Diana Toska të shtunën ka organizuar takim me të rejat e qytetit të kësaj komune për nder të muajit tetorit ose “Muaji rozë”.
Siç njihet në botë, muaji tetor apo “Muaji rozë” është muaji në të cilin zhvillohen aktivitete të ndryshme të cilat kanë për qëllim promovimin dhe edukimin shëndetësor me synim të parandalimit dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit.
“Në shenjë simbolike, organizuam takim me të rejat e qytetit, për të ndarë së bashku përvojat, kërkesat dhe nevojat në të cilat ne si shoqëri mund të kontribuojmë për të pasur një jetesë më të lehtë për personat e prekur nga kjo sëmundje, e gjithashtu të gjejmë metoda se si të bëjmë një informim më të drejtë për të tjerët”, ka theksuar Toska.
Postimi i plotë:
Siç e dimë të gjithë në, muaji Tetor është muaji i ndërgjegjësimit dhe informimit rreth kancerit të gjirit!
Në shenjë simbolike, organizuam takim me të rejat e qytetit, për të ndarë së bashku përvojat, kërkesat dhe nevojat në të cilat ne si shoqëri mund të kontribuojmë për të pasur një jetesë më të lehtë për personat e prekur nga kjo sëmundje, e gjithashtu të gjejmë metoda se si të bëjmë një informim më të drejtë për të tjerët .Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe ndërmarresia e grave në biznes.
Roli i tyre në fuqizimin dhe pavarësimin ekonomik të grave të tjera, të cilat janë dhe do të jenë model për gratë e reja.Ndërkaq, të pranishme ishin vajza dhe gra të dëshmuara me punën e tyre e profesionet e tyre, në shumë sfera të shoqerisë, menaxhere, udhëheqese të gastronomisë, inxhiniere, mësuese, mjeke, pjesëtare të shoqerisë civile etj…Padyshim, përkrahja e Z.Haziri mbetet e pakontestueshme, kur janë në pyetje të tilla çështje që kanë të bëjnë me jetesën tonë kolektive.
Gjilani per te gjithe!
#LDK 160 – DianaToska 12
Hapësirë e sponsorizuar