Përfshihen nga flakët katër vetura në rrugën “B” në Prishtinë

Përfshihen nga flakët katër vetura në rrugën “B” në Prishtinë

Katër vetura janë përfshirë nga zjarri në një parking në rrugën ‘B’ në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se dy nga automjetet janë djegur tërësisht, ndërsa dy tjerat kanë pësuar dëme të pjesshme.

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar se në një parking në rrugën “B” në Prishtinë , katër automjete janë përfshirë nga zjarri. Dy nga automjetet janë djegur tërësisht ndërsa dy të tjetrat të cilat kanë qenë të parkuara në afërsi janë dëmtuar pjesërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë ajo.

Related Articles