Digjet një dyqan sanitarie në Istog, nuk ka të lënduar

Në Gurrakoc të Istogut para pak minuta ka marrë flakë një dyqan sanitarie, raporton Gazeta “Enigma”.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, shihet një lokal i cili është “kapluar” nga flakët e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin për Gazetën “Enigma”.

“Menjëherë pas raportimit të rastit, njësiti i policisë dhe zjarrëfiksave kanë dal në vendin e ngjarjes. Nuk ka persona të lënduar pos dëmeve materiale”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Gashi ka njoftuar se në vendin e ngjarjes, pritet të arrijë inspektori për analizë të ngjarjës dhe të hetohet shkaktari i zjarrëvenjes. /Gazeta Enigma/

Related Articles