Një stallë e bagëtive është djegur tërësisht pasditen e djeshme në fshatin Kobaj të Prizrenit, bëri të ditur policia.
Brenda në stallë ishin dy kafshë shtëpiake dhe makineri bujqësore.
“Fsh. Kobaj, Prizren 09.10.2026 – 17:00. Raportohet se si pasje e një zjarri është djegur në tërësi një stalle bagëtish, ku ishin dy kafshë shtëpiake dhe makineri të ndryshme bujqësore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.
