Një veturë me targa RKS është djegur në orët e para të mërkurës në Zubin Potok.
Vetura është e tipit “Hyndai” dhe i takon një qytetarit serb.
“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok, i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes”, njofton policia.
Policia thotë se mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe zbulimin e rasteve të zjarrvënieve të ndodhur ndaj veturave RKS.
“Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale” – thuhet në njoftim.