Një person ka raportuar në polici se i është djegur vetura në oborrin e shtëpisë, të premten në mesnatë në Skenderaj.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vetura e tij e parkuar në oborrin e shtëpisë”, thuhet në raportin e policisë.