Digjet një veturë në rrugën ‘C’, policia jep detaje

Digjet një veturë në rrugën ‘C’, policia jep detaje

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘C’ në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Enigma se vetura është djegur tërësisht, teksa në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante.

Nuk raportohet për persona të lënduar, teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

“Sot rreth orës 04:30, është raportuar se në rrugën “C” në Prishtinë , një veturë është përfshirë nga zjarri, e cila  është dëmtuar tërësërisht.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha Ahmeti.

Related Articles