Gjatë së martës një veturë është djegur në Mitrovicë të Veriut, saktësisht në oborrin e Prokurorisë Shtetëore në Mitrovicën e Veriut.
“Raportohet se ne rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë e cila ka qenë e parkuar në parkim të prokurorisë Shtetërore Mitrovicë veri”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”.
“Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Rasti duke u hetuar”. /Gazeta Enigma