Një farmaci është përfshirë nga fjalët në orët e para të mëngjesit në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës.
Sipas të dhënave paraparake, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm pasi pranë farmacisë është gjetur një sasi lënde djegëse në një bidon.
Flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po këqyr kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve të këtij akti. /A2 CNN/