Dilleri në Ferizaj kapet me gjashtë paketime marihuanë, dyshohet se shiste drogë në zonat ku qëndrojnë nxënësit

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar substanca narkotike.

Një shitës i mundshëm droge ka rënë në prangat e Policisë dje në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se organet e hetuesisë prej kohësh kishin siguruar informacione se 18-vjeçari i dyshuar për shitblerje të narkotikëve, qëndron në zonat ku qëndrojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të qytetit.

Ai është arrestuar dje dhe gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i kanë gjetur dhe sekuestruar një mjet të mprehtë, thikë.

Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Dilleri 18-vjeçar në Ferizaj kapet me gjashtë paketime marihuanë, dyshohet se shiste drogë në zonat ku qëndrojnë nxënësit

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar substanca narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një shitës i mundshëm droge ka rënë në prangat e Policisë dje në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se organet e hetuesisë prej kohësh kishin siguruar informacione se 18-vjeçari i dyshuar për shitblerje të narkotikëve, qëndron në zonat ku qëndrojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të qytetit.

Ai është arrestuar dje dhe gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i kanë gjetur dhe sekuestruar një mjet të mprehtë, thikë.

Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Related Articles