Moti i ngrohtë i këtij janari po shqetëson ekspertët në të gjithë botën. Në të paktën tetë vende evropiane, janë regjistruar temperatura rekord për sezonin këto ditë. Zakonisht në janar temperatura nuk kalon 1 gradë Celsius, por në Korbieloë, Poloni, termometri shënoi 19 gradë Celsius, një temperaturë që është e zakonshme në muajin maj.
Danimarka, Republika Çeke, Holanda, Bjellorusia, Lituania dhe Letonia janë gjithashtu vendet që kanë regjistruar ditët më të nxehta të janarit në Evropë. Në Zvicër, temperaturat arritën në 20 gradë Celsius dhe moti i ngrohtë ka ndikuar në vendpushimet e skive nëpër Alpe.
E gjitha kjo vjen për shkak të një fenomeni të pazakontë që po ndodh në Polin e Veriut.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Maximiliano Herrera, një klimatolog që monitoron temperaturat ekstreme, The Guardian shkruan se pas janarit mund të vijë një dimër i ashpër. I ftohti ekstrem do të prekë mesin e Europës dhe të gjithë rajonin e Mesdheut. Muaji shkurt pritet të jetë gjithashtu një periudhë e ftohtë për të njëjtat zona.