Diplomati nga Kongresi Botëror Hebre, Flori Dedoni, ka treguar versionin e tij sesi filloi konflikti në Jerusalem të Izraelit, në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.
Sipas Dedonit, thelbi i problemit qëndron tek zgjedhjet e përgjithshme të Palestinës dhe tek Hamasi.
“Problemi është të zgjedhjet e përgjithshme të Palestinës që kanë pasur me u mbajt me datë 25 maj. Mahmut Abaz i ka anuluar këto zgjedhje sepse nuk i konvenojnë për shkak se Hamasi merr shumë pushtet”, është shprehur Dedoni.
Tutje, Dedoni ftoi panelin në studio që të vizitojnë Izraelin para se këta ta quajnë Izraelin vrasës të fëmijëve.
“Pastaj filluan protestat dhe ja ku jemi sot. Mysafirët e opozitës unë i kisha ftuar me vizitu Izraelin, që ta shohin nga afër si është Al Aska, Jerusalemi, Deti i Vdekur, Tel Avivi etj”, ka thënë Dedoni.
“Ju duhet ta vizitoni Izraelin para se ju ta quani Izraelin vrasës të fëmijëve”, ka thënë Dedoni.
Dedoni gjithashtu tha se problemi qëndron tek politikat palestineze, jo të populli palestinez.
“Problemi është të politikat palestineze, jo te populli palestinez. Fajet i ka politika e Hamasit që thërret me shkatërru dhe zhduk popullin izraelit në atë vend”, shtoi Dedoni, transmeton Express.