Diplomati rus: Nuk do të ketë takim direkt Putin-Zelensky e as negociata

Diplomati rus: Nuk do të ketë takim direkt Putin-Zelensky e as negociata

Një diplomat i lartë rus ka përjashtuar mundësinë e një zgjidhjeje të negociuar të luftës në Ukrainë dhe paralajmëroi se pushtimi mund të kthehet në një konflikt të zgjatur.

Në një intervistë për Financial Times, Gennady Gatilov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB në Gjenevë, tha gjithashtu se nuk do të ketë takim të drejtpërdrejtë midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin.

Gatilov pretendon se Kievi dhe Moska kishin qenë “shumë afër” një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit në prill dhe akuzoi vendet perëndimore për zgjatjen e konfliktit “deri në Ukrainën e fundit”.

“Sa më shumë të vazhdojë ky konflikt, aq më e vështirë do të jetë të kemi një zgjidhje diplomatike,” tha ai, raporton BBC.

Por ai vlerësoi përpjekjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili mban një marrëdhënie të ngushtë pune me Putinin, për “përpjekjet e mundshme” për të lehtësuar dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës.

Related Articles