Për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën “Ukshin Kovaqica” në lagjen Mati, KRU ” Prishtina” njofton se kontraktori i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes, i njejti përgjatë realizimit të punimeve ka shkaktuar 3 defekte në linjën e furnizmit me ujë për këtë lagje, rapporton Gazeta “Enigma”.
“Si pasojë pa furnizim me ujë janë: rruga B deri te Royal Mall, rruga “Muharrem Fejza”, një pjesë si dhe rruga “Holger Petersen” në drejtim të Prishtina e re.Si pasojë e kontraktorëve të tillë tërësisht të papërgjegjshëm jemi duke u përballë me probleme të tilla ku më shumë se çdokujt po u krijon vështirësi konsumatorëve të KRU” Prishtina” sh.a”, thuhet në njoftim.
Tutje nga ujësjellësi thonë se “U kërkojmë ndjesë konsumatorëve të zonës, me theks të veçantë rrugës ” Muharrem Fejza” të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla, krejtësisht nga puna e papërgjegjshme e kontraktorëve të institucioneve të tjera”, thuhet në reagimin e ujësjellësit. /Gazeta Enigma.