Një urë në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara u shemb vetëm disa orë para kohës kur Presidenti Biden pritej ta vizitonte qytetin për të folur rreth plantit të tij prej 1.2 bilion dollarësh për infrastrukturën.
Policia raportoi se ura e ndodhur në lagjen Frick Park u shemb rreth orës 6 të mëngjesit të premten, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.
Disa vetura dhe një autobus u prekën nga kjo shembje, por nuk pati raportime fillestare për të lënduar.
Një medium lokal raportoi se në autobus ndodheshin tre pasagjerë dhe drejtuesi, por asnjëri nuk u lëndua./Gazeta Enigma/