Presidentja Osmani e uron Kadarenë për ditëlindje

Presidentja Osmani e uron Kadarenë për ditëlindje

“Në jetën e kombeve ndodh jo rrallë që njerëzit e kulturës, të artit e të letrave, t’i japin udhë kombit në çastet më të vështira të historisë së tij, duke qenë artikuluesit më të mëdhenj të idesë së lirisë”.

Kështu fillon shkrimi nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit, Ismail Kadare.

Kadare, sot (e premte) mbush 86 vjet.

Osmani, ka uruar Kadarenë duke thënë që “Kosova i përulet për peshën e rrallë të fjalës së tij”.

“Në kryeveprat e tij, të matshme vetëm me klasikët e letërsisë botërore, ai arriti që ta shpërfaqte shpirtin e lirë të kombit, historinë, traditat, kulturën e përkatësinë (identitetin) e tij, kur diktatura po bënte përpjekje ta tjetërsonte atë”, shkruan ajo.

Tutje Osmani ka thënë se bota e njeh sot traditën, kulturën e shpirtin e shqiptarëve nëpërmjet veprave të tij.

“Kombi ynë i është mirënjohës përjetësisht këtij kolosi të letrave. Kosova, në mënyrë të veçantë, i përulet për peshën e rrallë të fjalës së tij. E gëzofsh ditëlindjen, mjeshtër! Paç shëndet”, ka thënë Osmani./Gazeta Enigma/

Related Articles