Disa qytetet të Shqipërisë raportohen të kenë mbetur pa energji elektrike.
Bëhet fjalë për Durrësin, Fierin, Lushnjen dhe Vlorën.
Siç njofton TCh, këto qytete janë në errësirë totale, ndërsa në Vlorë nuk punon as interneti i kompanive telefonike në celularët e qytetarëve, transmeton Gazeta Engima.
Burime nga OSSH Fier bëjnë me dije se shkaku i ndërprerjes lidhet me një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kV. /Gazeta Enigma