Një burrë ka raportuar se derisa ka qenë me veturë në lëvizje, tri automjete ia kanë bllokuar rrugën dhe disa persona janë munduar ta fusin në veturën e tyre.
Mirëpo ata nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë dhe më pas janë larguar.
Kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.
“TENTIM RRËMBIMI- Vushtrri 23.12.2023-22:48. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore.”