Një numër i njerëzve kanë mbetur të plagosur dhe pajisje të pashpërthyera janë gjetur në metronë e Brooklyn-it në New York.
Mediat amerikane raportojnë se një hetim i gjerë është duke u zhvilluar pas të shtënave në stacionin e Sunset Park, derisa njerëzve po u kërkohet që shmangin atë pjesë, shkruan NBCNewyork.
Sipas raportimeve, deri tani thuhet se kanë mbetur të plagosur pesë persona nga një person i cili kishte të ngjitur një maskë gazi dhe një jelek portokalli të ndërtimit, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes pa u kapur.
Disa burime që citojnë mediat amerikane thonë se sulmuesi mund të ketë hedhur një pajisje para se të hapte zjarr në këtë stacion.
Ende nuk dihet saktë shkalla e lëndimit të viktimave. / Gazeta Enigma.