Disiplinori i FFK-së merr vendimet e fundit, dënon futbollistin e Dritës dhe të Llapit

Disiplinori i FFK-së merr vendimet e fundit, dënon futbollistin e Dritës dhe të Llapit

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar me nga dy ndeshje futbollistin Princ Balde të Dritës dhe Ilir Krasniqin e Llapit pasi ishin ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e javës së fundit Llapi – Drita (1:3).

Disiplinori pasi ka analizuar procedurat disiplinore të hapura nga Komisioni i Garave ka kërkuar deklarata shtesë edhe nga Ballkani për lëshim në organizim e ndeshjes, Ballkani – Prishtina si dhe me vërejtje ka dënuar drejtorin e Dukagjinit, Fabian Veseli.

Lojtari i FC ”Drita” me nr fanele 26 Princ Balde dhe me nr ID.014411M98. Në minutën e 43-të të ndeshjes po ashtu pas rishikimit të sistemit VAR ka ndëshkuar me karton të kuq, për ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit duke mohuar rastin e pastër për shënimin e golit. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Drita“. thuhet në vendim. /Gazeta Enigma.

Related Articles