Diskotekat e Prishtinës do të paguajnë taksë për të punuar pas mesnate

Diskotekat e Prishtinës do të paguajnë taksë për të punuar pas mesnate

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga klubet e natës të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, që të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023.
Kjo sipas rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotjen akustike.

Më tutje thuhet se komuna u ka bërë thirrje të gjitha klubeve që të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara sipas rregullores.

Aplikimi është i hapur nga 22 dhjetori deri më 15 janar.

Related Articles