Dy xhudistet tona , Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë duke luftuar për medalje në Grand Slamin e Parisit.
Distria fillimisht e mposhti në çerekfinale në kategorinë deri 52 kg xhudisten nga Emiratet e Bashkuara Arabem Khoorlodoi Bishrelt, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Krasniqi më pas në gjysmëfinale korri sukses, duke mposhtur xhudisten japoneze Kisumi Omori me waz-ari në “Golden Score”, dhe duke u kualifikuar kështu në finalen e madhe.
Pas kualifikimit në finale, Distria tani do të ketë punë me xhudisten britanike Chelsie Giles.
Në anën tjetër, Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kg, teksa në duelin e parë ajo arriti që me repesazh ta mposht xhudisten italiane Veronica Taniolo.
Ndërsa xhudistja tjetër, Flaka Loxha u ndal në rrethin e tretë të kategorisë deri 57 kg.
Loxha u diskualifkua në luftën përballë xhudistes serbe Marica Perisic, pasi gjyqtarët e vlerësuan si të parregullt një lëvizje të saj.