Në 24-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, kreu i saj, Përparim Rama ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Rama e ka vlerësuar këtë ditë si më të rëndësishmen për gjithë vendin e veçmas për kryeqytetin.
Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ai ka thënë se falë tyre populli e shijon lirinë sot.
Homazhe te varrezat e dëshmorëve në kryeqytet me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Prishtinës sot në mëngjes ka bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.