Dita e FSK-së, Osmani: Jam e bindur që secili ushtar dhe secila ushtare e mban këtë uniformë me krenari

Dita e FSK-së, Osmani: Jam e bindur që secili ushtar dhe secila ushtare e mban këtë uniformë me krenari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për “Ditën e Forcës” tha se kjo është një ditë kur me shumë krenari kujtohet sakrifica e popullit tonë.

Osmani u shpreh e bindur se secili ushtar dhe secila ushtare e mban me krenari uniformën e FSK-së.

Ajo gjithashtu tha se ushtarët janë të gatshëm ta japin edhe jetën për atdheun, në qoftëse është nevoja.

“Është ditë kur ne me shumë krenari kujtojmë sakrificën jashtëzakonisht të madhe të popullit tonë, të Ushtrisë sonë Çlirimtare, për të ardhur deri në këtë ditë është derdhur shumë gjak, në mënyrë që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, prandaj jam e bindur që secili ushtar dhe secila ushtare e mban këtë uniformë me shumë krenari dhe është i gatshmë të jap edhe jetën për atdheun në qoftëse është nevoja”, u shpreh ajo.

Related Articles